Deklarata e Ferajt për Ramush Haradinaj, reagon AAK-ja

Aktuale

Deklarata e Ferajt për Ramush Haradinaj, reagon AAK-ja

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 13:36
Hysamedin Feraj

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj këshilltarit të Kurtit, Hysamedin Feraj.

Blaka ka deklaruar se Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet.

Blaka ka shkruar në Facebook se Feraj “Gjithëherë besnik ndaj Serbisë, gjithëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të shenjtë, gjithëherë duke pëllitur për interesat e Serbisë”.

Zëdhënësi i AAK-së ka ripërsëritur pyetjen se “sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një”, është përgjigjur vet ai.

Ndryshe, nuk është hera e parë që Hysamedin Feraj ka ofenduar krerët e UÇK-së, përfshirë edhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta.

Gjithëherë besnik ndaj Serbisë, gjithëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të shenjtë, gjithëherë duke pëllitur për interesat e Serbisë.

Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaç shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tonë.

Sa i përket të burgosurve, prapë e shtrojmë pyetjen: sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një.

Sa i përket të rënëve, ata janë krenaria jonë, ndërgjegja jonë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat