Zëdhënësi i KEDS-it: I kam ble 10 m dru, rryma s’është e sigurt

Aktuale

Zëdhënësi i KEDS-it: I kam ble 10 m dru, rryma s’është e sigurt

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 18:04
Viktor Buzhala

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se qytetarët duhet të mendojnë forma alternative të ngrohjes gjatë stinës së dimrit.

Buzhala në Frontal u shpreh se ai vet i ka blerë 10 metra dru.

“Secili që dëshiron të ketë siguri në ngrohje kur temperaturat shkojnë -10 gradë atëherë duhet të blejë dru ose të gjejë forma alternative.

Unë i kam blerë drutë në shtëpinë në fshat, këtu nuk kam ble ende sepse jemi në negociata që ta vendosim Termokosin, është dashtë të jetë moti por s’ka qenë. Jam duke e konsideru si alternativë që nëse nuk përfundon termokosi do t’i kthehem drunjëve. Në fshat i kam 10 metra dru”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat