Bashkëshortët mësues: Mezi po ia dalim fundmuajit në këtë krizë

Aktuale

Bashkëshortët mësues: Mezi po ia dalim fundmuajit në këtë krizë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Bashkëshortët mësues, Fejzullah Morina dhe Resmije Morina kanë folur për mosekzekutimin e pagesës së muajit shtator nga Qeveria e Kosovës.

Çifti theksoi se po hasin në probleme, për shkak se me ato para kanë mbuluar shumë shpenzime, që nga kësti i kredisë dhe shumëçka tjetër, njofton Klankosova.tv.

“Po ne të dy jemi mësimdhënës të shkollës fillore. Pagat nuk i kemi marrë. Të ardhurat tjera nuk kemi tre fëmijë studentë, është shumë vështirë t’ia dalim”.

“Kemi këstin e kredisë, që duhet ta paguajmë për shkak se na u ka dashtë ta blejmë banesën, pastaj shpenzimet me rrym, studentët në fakultet, këstin e kredisë e kemi 430 euro”.

Fejzullah Morina tregoi se edhe me të ardhurat aktuale që marrin, mezi ia arrijnë t’ia dalin në fund të muajit.

“Jo asnjëherë nuk i kemi ra pishman për grevë, në grevë kemi hyrë për shkak të nevojës që kemi pasë për me hy, për shkak se punojmë me paga të ulëta, pa sigurim shëndetësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat