Komisioni për AKI-në takon drejtuesit e inteligjencës shqiptare

Aktuale

Komisioni për AKI-në takon drejtuesit e inteligjencës shqiptare

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:28
Foto nga vendngjarja

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë po vazhdojnë qëndrimin zyrtar në Shqipëri.

Në shtetin shqiptar ata po qëndrojnë për vizitë pune më ftesë të kryetarit të Komisionit për Siguri Kombëtare, Nasip Naço.

Të prirë nga kryetarja Ganimete Musliu, ligjvënësit kosovarë që janë pjesë e këtij Komisioni kanë takuar drejtuesit e Shërbimit Informativ të Shqipërisë si dhe ata të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë një ditë më parë janë pritur në takim nga anëtarët e Komisionit për Siguri Kombëtare, në të cilin takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me interes për të dyja vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat