Çeku: E ftoj Qeverinë që të mendojë edhe për dimrin e ardhshëm

Aktuale

Çeku: E ftoj Qeverinë që të mendojë edhe për dimrin e ardhshëm

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:52
Ethem Çeku

Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku ka komentuar deklaratën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila pati dhënë këshilla që të izolohen shtëpitë.

Çeku tha se shtëpitë nuk janë 10 metra katror që të mund të izolohen aq shpejt.

Sipas tij, zhvillimet e shpjeta nuk mund t’i zgjidhin problemet me energjinë.

“Do të ishte një plan i mëhershëm. Dikush nga ministria tha se izoloni shtëpitë, more këtu nuk janë 10 metra katror që mund të izolohen aq shpejt shtëpitë ose të kemi një veprim të shpejt që po ndodh tani. Këto zhvillimet të shpejta me efekte, nuk e mohoj që mundet mos me pas efekt por këto zhvillime nuk na i zgjedhin problemet”, tha ai.

Ai ka ftuar Qeverinë që të mendojë edhe për dimrin e ardhshëm, sepse sipas tij, pas çlirimit të Kosovës, sektori i energjisë është harrnuar.

“Unë e ftoj Qeverinë që të mendojë edhe për dimrin e ardhshëm sepse nuk mund të zgjidhen kështu problemet në fushën e energjisë. Që nga pas çlirimit e këndej, sektori i energjisë është harrnuar çdoherë”, deklaroi Çeku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat