​Zemaj: Dorëheqja e Latifit dështim i Kurtit si kryeministër

Aktuale

​Zemaj: Dorëheqja e Latifit dështim i Kurtit si kryeministër

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:47
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj është shprehur se ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga ky post për shkak të dështimit të Albin Kurtit si kryeministër dhe ministër i Shëndetësisë.

Zemaj përmes një konfeence për media ka shprehur shqetësimet lidhur me gjendjen e sektorit të shëndetësisë.

Zemaj: Paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë e pushtetit aktual

“Tashmë është më se e vërtetuar se paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë e pushtetit aktual, e normalisht edhe sektori i shëndetësisë nuk bën përjashtim. Kanë kaluar 18 muaj nga puna e kësaj qeverie ku 3 ministra deri më tani përfshirë edhe Kurtin e kanë udhëhequr ministrinë e Shëndetësisë. I pari ka qenë më i dobët se i dyti, e i treti pra Kurti është më i dobët se i dyti dhe i pari. Dorëheqja e doktor Latifit vjen si pasojë e dy faktorëve shtesë dështimin e Kurtit si kryeministër por edhe dështimin e Kurtit si ministër i Shëndetësisë. Mos të harrojmë se për këta 18 muaj kanë ndodhur një sërë dështimesh dhe padrejtësish, këto në kurriz të qytetarëve e pacientëve”, tha ai.

Ish ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se në shëndetësi po bëhen ndërhyrje eklatante, derisa theksoi edhe padrejtësitë e shumta që po i bëhen pacientëve.

Zemaj: E padrejtë ndërhyrjet eklatante që kanë ndodhur në sektorin e shëndetësisë

“Është shumë e padrejtë ndërhyrjet eklatante që kanë ndodhur në sektorin e shëndetësisë në përzgjedhjen e drejtorëve politik të klinikave pa përvojë në menaxhim dhe e cila është ndër faktor ose shkaktarët kryesor të dobësive që i kemi qoftë në spitale rajonale por edhe në tërë shërbimin spitalor. E padrejtë është kur afro mijëra operacione bëhen më pak në kuadër të ShSKUK-së e shumë më shumë paramendoni në sektorin publik nga këta 18 muaj qeverisje. E padrejtë është kur qindra qytetarë kërkojnë shërim jashtë vendit, ndërsa pushteti qëndron si spektator. E padrejtë është kur lista e pritjes për të marr shërbime shëndetësore ka arritur pothuajse deri në fund të vitit 2024. E padrejtë është mungesa e barnave nga lista esenciale dhe një padrejtësi është fakti se aty është një hije e zezë keqpërdoruese e cila shumë shpejt do të marr formën e një hije të keqe korruptuese”, tha ai.

Deputeti Zemaj madje pati edhe një pyetje derisa u shpreh se me komisione nuk mund të mbulohen dështimet në shëndetësi.

Zemaj: Pas dorëheqjes së Latifit a është Kurti ministër i ri i vetëm i shëndetësisë

“Pas dorëheqjes së doktorit Latifit a është Kurti ministër i ri i vetëm i shëndetësisë apo do të ketë edhe një person tjetër të radhës për të mbuluar dështimet e tij, do të ishte e drejtë që ai sot të dilte dhe të thoshte se do të merret personalisht me këtë çështje”, theksoi Zemaj.

Gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi i cili para 10 muajve ishte emëruar në këtë pozitë. Latifi ishte kritikuar vazhdimisht se nuk po i adreson problemet e sektorit të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat