Nagavci për shkarkimin e rektorit: S’ndërhyjmë në autonominë e UP-së

Aktuale

Nagavci për shkarkimin e rektorit: S’ndërhyjmë në autonominë e UP-së

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 10:42
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur për shkarkimin e ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Ajo ka thënë se as ministria e as Qeveria nuk ndërhyjmë në autonominë e UP-së, duke shtuar se me Sahitin kanë pasur bashkëpunim në adresimin e sfidave.

Sipas saj, është dëshmuar se në emërimin e ish-sekretarit kishte shkelje ligjore, prandaj edhe thotë se është i rëndësishëm vendimi i Këshillit.

“Nuk kom pas rast me pa çfarë ka deklaruar ish-rektori. Shpresoj që nuk ka thënë ndonjë gjë sepse nuk ka çfarë të thotë. Kemi pasur bashkëpunim dhe jemi munduar të adresojmë çështje të rëndësishme për UP. Unë dhe as Qeveria nuk ndërhyjmë në autonominë e UP”.

“Është shumë e rëndësishme që Këshilli Drejtues të adresoj problemet që kanë ekzistuar në arsim. Së fundmi u konfirmuar që emërimi i ish-sekretarit paraqet shkelje ligjore. Vendimi është marrë me 8 vota për dhe 5 anëtarë që janë votuar kanë dhënë rezultat”.

Ministrja Nagavci tha se ushtruesja e detyra së rektores, që u përfol si e afërt me VV-në, ka deklaruar se nuk do të konkurrojë për pozitën e rektores.

“Ushtruesja e detyrës e ka marrë detyrën për dy javë ditë dhe ka deklaruar se nuk do të kandidojë për pozitën e rektorit dhe nuk ka ndikim në procedura të mëtutjeshme."

Tutje, ajo foli Selim Bezerajn, anëtar i Këshillit që po akuzohet për plagjiaturë. Sipas saj, emri i tij është lakuar pa të drejtë, ngase ai ka marrë më së shumti vota nga për anëtarë të Këshillit.

“Zoti Selim Bezeraj përpara se të jetë anëtar i Këshillit Drejtues është profesor. Është hipokrizi që për një persin që është folur 4 vjet nuk është ndërmarrë asgjë. Në momentin kur janë mbajtur zgjedhjet për Këshillin Drejtues edhe atëherë u lakua emri im pa të drejtë. Selim Bezeraj ka marrë më së shumti vota nga senati është momenti i fundit të kujdesemi për cilësinë në arsimin e lartë”.

Këto komente ajo i bëri pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat