E fton Gjermania, Lajçaku i pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit

Aktuale

E fton Gjermania, Lajçaku i pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 13:34
Miroslav Lajçak

Gjithçka është gati. Në takimin që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, më 3 nëntor, do të marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata do të priten nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Szholz, i cili megjithatë nuk do të jetë i vetëm.

Prezent do të jetë edhe sllovaku Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe i ngarkuar si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi.

“Mund të konfirmoj se emisari i Lajçakut do të jetë pjesëmarrës në këtë samit, me ftesë të Berlinit”, thotë Zoi Muletier, zëdhënëse e BE-së.

Megjithatë, ajo nuk sqaroi nëse janë planifikuar takime mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak.

“Ju sugjeroj që të kontaktoni zyrat përkatëse të Kosovës dhe Serbisë lidhur me pjesëmarrjen nga ana e tyre në këtë samit”, thotë Muletieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat