Kryeziu paraqet argumentet pse Ballkani i Hapur është duplifikim i Procesit të Berlinit

Aktuale

Kryeziu paraqet argumentet pse Ballkani i Hapur është duplifikim i Procesit të Berlinit

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 00:57
Taulant Kryeziu

Opinionisti, Taulant Kryeziu, ka deklaruar se iniciativa e Ballkanit të Hapur është duplifikim i Procesit të Berlinit.

Ai tha se Ballkani i Hapur ka probleme të cilat sipas tij, kanë “dalur qysh në Samitin e Triestës”.

“Ballkani i Hapur ka disa probleme të cilat kanë filluar prej Samitit të Triestës asaj që quhet Plani i Veprimit shumëvjeçar i zonës ekonomike rajonale, e cila flet saktësisht për këto katër liri fundamentale themelore të BE-së, e cila pastaj ka avancu në Samitin e Sofies me atë që quhet Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili ka edhe një plan të veprimit, zotim i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është pjesë integrale e rrugëtimit formal zyrtar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Kurse sa i përket Procesit të Berlinit ai deklaroi se brenda vetes ka institucionet kryesore financiare të BE-së.

“Procesi i Berlinit ka brenda vetes institucionet financiare kryesore të Bashkimit Europian, ka brenda vetes vendet kryesore të BE-së, ka një trup koordinues siç është RCC brenda vetes, dhe deri më tash secili vend ka marrë mbi 100 milionë euro brenda atij mekanizmi apo trupi që i jep frymë, mbështetje financiare që quhet Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor”, tha Kryeziu.

Teksa tha se si mund të duplifikohet diçka e cila veçse është e rregulluar me iniciativa formale

“Për dallim nga ideja qoftë prej asaj që ka filluar në Mini Schengen dhe ka kaluar në Open Ballkan ku çka kemi! Kemi mundësinë e shtrirjes së hegjemonisë serbe, mos të harrojmë ekonomia e Serbisë është 14 herë më e madhe sesa ajo e Malit të Zi dhe dyfishi se ekonomia e Shqipërisë dhe Maqedonisë marrë së bashku. Dhe nuk mundet Kosova të pranojë asnjë nismë që nuk ka trajtim të barabartë dhe e fut brenda kornizës formale të rrugëtimit zyrtar në BE. Si mund të duplifikohet diçka e cila veçse është e rregulluar me iniciativa formale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat