Vdekja e mistershme e Astrit Deharit e pazgjidhur tash e gjashtë vjet

Aktuale

Vdekja e mistershme e Astrit Deharit e pazgjidhur tash e gjashtë vjet

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 07:35
Astrit Dehari

Sot gjashtë vite, në njërën prej qelive ku po mbahej Astrit Dehari nën dyshimet se ishte terrorist u dha lajmi se ai kishte vdekur.

Që nga ajo ditë ende vazhdojnë të mbeten dilemat dhe paqartësitë se çfarë saktë kishte ndodhur dhe se si Astrit Dehari kishte vdekur.

Në atë kohë, për vdekjen e një djali 26 vjeçar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren Ministria e Drejtësisë kishte njoftuar pas orës 17:00 ishte gjetur i vdekur Astrit Dehari, ani se ngjarja kishe ndodhur shumë orë më përpara.

Në minutat e parë të 5 gushtit të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ishte sulmuar me një granatë anti-tank.

Policisë iu dashtë një muaj kohë që të identifikoj dhe arrestojë pesë persona, ku më pas u bë publike se të arrestuarit ishin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Astrit Dehari, Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti e Atdhe Arifi ishin pesë të dyshuarit për sulmin me anti-tank ndaj Kuvendit.

Për sulmin të dyshuarit po mbaheshin në paraburgim pas kërkesës së Prokurorisë.

Në lidhje me sulmin ndaj Kuvendit u ngrit edhe aktakuzë. Të dyshuarit po dyshoheshin se kanë kryer veprën penale të terrorizmit.

Marrëveshja e demarkacionit ka kaluar, një person ishte liruar nga dyshimi për kryerjen e sulmit, katër të tjerë u gjykuan, e Astrit Dehari asnjëherë nuk dëgjoi gjykimin e tij për çka edhe u arrestua dhe u dërgua në paraburgim për të dalë i pajetë nga ai.

Sot me rastin e vdekjes së tij, Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë homazhe te varri i tij në Zllatir të Prishtinës, në orën 09:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat