​Xhaçka premton mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Aktuale

​Xhaçka premton mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 21:29
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ne takim me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Sipas një komunikate të Kuvendit, në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për agresionin rus në Ukrainë.

Kryetari Konjufca e uroi ministren Xhaçka për festat e nëntorit.

Ministrja Xhaçka e falënderoi kryeparlamentarin Konjufca për pritjen, duke premtuar mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat