Time Kadrijaj: Kurti e ka harruar Bashkimin Kombëtar

Aktuale

Time Kadrijaj: Kurti e ka harruar Bashkimin Kombëtar

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 12:14
Time Kadrijaj

Deklaratat e Kryeministrit, Albin Kurti, për Bashkim Kombëtar me Shqipërinë, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka quajtur popullsite.

Ajo thotë se Kurti me popullizëm e mashtrime i ka bindur qytetarët për të ardhur në pushtet.

“Në fakt pas dështimeve ne po shohim që me popullizëm e me mashtrime i ka bindur qytetarët që me ardh në pushtet . Ju e dinë që çdo gjë që ka premtuar dhe çka ka vepruar e ka realizuar tash sa është në pushtet. Ju e dini se e ka kundërshtuar edhe flamurin, Kushtetutën, marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe të arriturat tjera të Kosovës ai e ka kundërshtuar, flamuri që e ka quajtur lara-lara tash e përdorin, dialogu ka thënë se nuk është prioritet tash po diskuton jo që po diskuton me Vuçiqin por e ka pruar situatën që të diskuton edhe për çështjen teknike siç janë tagrat”, tha Kadrijaj.

Ajo është pesimiste se Bashkimi Kombëtar do të ndodhë gjatë mandatit të Kurtit.

Ajo thotë se Kurti e ka harruar Bashkimin Kombëtar.

“Në asnjë mënyrë sepse nëse vetëm një herë e keni dëgjuar nga qeveria Kurti, apo deputetëve e Vetëvendosjes që është përmend bashkimi kombëtar atëherë do të flasim. Kurti nuk po flet më për bashkim kombëtar e ka harruar bashkimin kombëtar shpresojmë se nuk do ta ndan edhe Kosovën pasi që me vendimet e fundit po e rrezikon edhe një ndarje të Kosovës”, tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat