Kusari-Lila për seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri: Pamja më e bukur në botë

Aktuale

Kusari-Lila për seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri: Pamja më e bukur në botë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 11:41
Mimoza Kusari

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila mbajti fjalimin e saj në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë,

Ajo u shpreh se deputetët e të dyja kuvendeve, krijonin një pamje, siç tha ajo ‘impozante’.

Kusari-Lila tha se ajo ishte “pamja më e bukur në botë".

“Një pamje impozante, pamja më e bukur në botë. Kolegët e mi deri më tani nuk treguan  peshën e emocionit të ndjejmë ne nga Kosova që kemi ardhur për të mbajtur fjalim nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat