Bilçik: Dialogu, vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Bilçik: Dialogu, vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:19
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një nga çështjet kyçe për përparimin e Serbisë drejt BE-së.

“Nuk është e lehtë. Unë kam thënë disa herë në muajt e kaluar se topi është në fushën e Prishtinës, jo të Beogradit, dhe se të dyja palët duhet të angazhohen dhe të fokusohen në zgjidhjen e problemit për të arritur një rezultat. Për mua dialogu është e vetmja rrugë. Dhe kur dëgjoj se dikush e minimizon rëndësinë e dialogut ose sugjeron se ai nuk funksionon, kjo nuk është mirë për rrugën evropiane të Serbisë, apo për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. E di që ka shumë emocione dhe zhgënjime, por dialogu është e vetmja rrugë përpara dhe shpresoj dhe qëndroj”.

Bliçk ka thënë se nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, ndër të tjera pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së nëse, ndër të tjera kur në çështjet si sundimi i ligjit, harmonizimi i politikës së jashtme, të arrijë në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Në çfarë formati do të jetë ky normalizim, si do të arrihet, cili do të jetë rezultati – politika mund të jetë shumë kreative – kjo është një pyetje e hapur. Nëse ndodh normalizimi, do të jetë një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Serbisë në BE. Por nuk dua të paragjykoj se si do të jetë rezultati përfundimtar, negociatat zgjasin shumë dhe janë të vështira. Ndoshta ne kemi disa ide në letër, por më në fund, marrëveshja për normalizim duhet të nënshkruhet nga liderët në Beograd dhe Prishtinë dhe pastaj të miratohet nga parlamentet dhe qytetarët, dhe kaq”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat