Vjen reagimi i ashpër për Ramën pas deklaratës së fundit për Xhakën dhe Shaqirin!

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër për Ramën pas deklaratës së fundit për Xhakën dhe Shaqirin!

Nga: M.H. Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:15
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Në një bashkëbisedim me gazetarët gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama është pyetur në lidhje me Xhakën dhe Shaqirin.

Përgjigja e tij ka qenë se nuk dëshiron t’i fryj zjarrit nacionalist dhe se sipas tij lojtarët po përdoren si mish për top për lojë luftërash ballkanike.

Pse të flisja? Nuk jam kryeministri i Zvicrës”, ishte përgjigja fillestare e Ramës.

“Do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak dhe të rrezikshëm. Më falni për shprehjen. Nuk është e nevojshme. Kush e bën këtë nuk bën gjënë e duhur”.

Në lidhje me këtë ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai përmes një postimi në Facebook tha që fajësoi të gjith ata që përkrahën Xhakën dhe Shaqirin, dukë përfshi edhe liderët e Kosovës dhe disa të Shqipërisë, përcjell “Bota sot”.

Por Edi Rama nuk u shqetesua per thirrjet e serbeve "t'i vrasim shqiptaret"! U trishtua pse Serbia e vellait te tij binjak, Vuciq, e humbi ndeshjen me Zvicren dhe mori valixhet”, u shpreh ndër të tjera Bytyçi.

Postimi i plotë

Sot Edi Rama fajesoi te gjithe per ate qe e quajti "nacionalizmi" i Granit Xhakes dhe Xherdan Shaqirit! Madje edhe Albin Kurtin e Vjosa Osmanin! Natyrisht fajesoi Berishen, Meten dhe gjithe shqiptaret qe e pershendeten lojen dhe qendrimin e tyre ne ndeshjen e pardjeshme me Serbine.

Por Edi Rama nuk u shqetesua per thirrjet e serbeve "t'i vrasim shqiptaret"! U trishtua pse Serbia e vellait te tij binjak, Vuciq, e humbi ndeshjen me Zvicren dhe mori valixhet! Nuk u brengos per sulmet qe lojtaret serbe u bene dy lojtareve shqiptare ne kombetaren zvicerane!

Shkurt, kryeministri i Shqiperise shqetesohet nga nacionalistet shqiptare dhe eshte krenar me nacionalistet serbe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat