​Faruk Mujka zgjidhet kryeshef në “Ibër - Lepenc”

Aktuale

​Faruk Mujka zgjidhet kryeshef në “Ibër - Lepenc”

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 21:38
​Faruk Mujka

Ish-kreu i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, është zgjedhur kryeshef ekzekutiv në ndërmarrjen hidroekonomike “Ibër – Lepenc”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mujka përmes një postimi në Facebook, në të cilin thuhet se ai është zgjedhur në këtë post në mbledhjen e mbajtur më 1 dhjetor nga Bordi i Drejtorëve.

Mujka ka bërë të ditur se do ta nisë detyrën që nga nesër, por në vendim thuhet se ai do ta nisë detyrën nga data 6 dhjetor.

“Vend ideal për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve. Falemnderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më kanë besuar, përkrahur dhe mbështetur gjatë këtyre viteve nga sfida në sfidë”, ka shkruar Mujka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat