Haradinaj në Gjermani: Atdheu është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive

Aktuale

Haradinaj në Gjermani: Atdheu është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 08:48
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime me bashkatdhetarë në Gjermani, së bashku me deputeten Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha.

Haradinaj qëndroi në Sant Augustin, distrikti Rhein-Sieg-Kreis, thuhet në njoftimin në Facebook.

Ai tutje tha se shprehet i lumtur t’i takojë bashkëkombësit dhe t’i sheh nga afër dhe duke përparuar siç thotë ai, në punët e tyre.

“Edhe sot kam vazhduar me takime të njëpasnjëshme me bashkëkombësit që jetojnë në Gjermani. E kuptoj shumë mirë ndjenjën e tyre, e përjetoj emocionin që kanë me mijëra kilometra larg vendlindjes, pasi që dikur isha edhe unë pjesë e tyre. Dita e sotme kulmoi me tubimin në Sant Augustin, distrikti Rhein-Sieg-Kreis. I lumtur të shoh ata duke përparuar, duke ndihmuar familjet në Atdhe. I falënderoj të gjithë emër për emër, nisur nga Driton Malaj, kryetar i Aleancës për këtë rajon, dhe secilin që ndau nga koha e tyre që të bashkëbisedojmë mes vete për fatet e Atdheut, që është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive”.

“Po kthehem në Kosovë, me shpresë që shumë nga këta mërgimtarë t’i takoj për festat e fundvitit dhe me shpresë se nga Kosova tash e tutje do të dëgjojnë vetëm lajme të mira”, ka shkruar Haradinaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat