Deputeti i VV-së: Do ta votojë Trustin

Aktuale

Deputeti i VV-së: Do ta votojë Trustin

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 17:10
Fatmir Humolli

Projektligji për Trustin sot ka marrë dritën “jeshile” në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime.

Nga Lëvizja Vetëvendosje abstenuan Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Deputetët që votuan kundër këtij Projektligji ishin: Armend Muja, Enver Haliti, nga Vetëvendosje dhe Jeta Statovci, nga Lista Guxo.

I, njëjti tashmë do të dërgohet për votim në Kuvend

Derisa, nga pushteti janë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, njëri prej deputëtve të pozitës thotë se në ditën që Trusti do të hidhet për votim në Kuvend, vota e tij do të jetë pro.

Bëhet fjalë, për deputetin Fatmir Humolli.

Humolli, ka deklaruar se derisa Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për këtë atëherë qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar.

“Në ditën që vjen Trusti në Kuvend unë do ta votoj. Pra, vota ime do të jetë pro. Deri tash nuk kanë ofruar kurrfarë zgjidhje, dhe unë kam kërkuar që Trusti të kthehet në investim”, ka thënë Humolli.

Sipas tij, sikur Qeveria të mendonte që 2 miliardë euro të Trustit t’i investonte në vend do të krijoheshin 80 mijë vende të reja të punës.

“2 miliardë euro të Trustit që janë jashtë nëse investohen në Kosovë ishin krijuar 80 mijë vende të punës dhe 80 mijë vende të punës sikur t’iu kishin ofruar qytetarëve tonë në jam shumë i bindur që të gjithë kishin hjek dorë që me i tërheq mjetet e Trustit. Qeveria aktuale nuk e ka ndërmend, dhe e ka ndërmend që këto pare me i lënë jashtë dhe përderisa e ka ndërmend me i lënë jashtë për mua është me rëndësi prapë që qytetarët tonë me i marrë dhe me i shfrytëzua edhe pse është varianti më i gabuar por më mirë qytetarët tonë sesa kompanitë ndërkombëtare”, është shprehur Humolli.

Me vota 44 për, 57 kundër dhe një abstenim më 23 qershor të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat