Zyrtari i partisë së Vuçiqit akuzon ndërhyrjen e ambasadorit rus në punët e Serbisë: Konflikti me NATO-n nuk do të ndodh, vetëm një i çmendur e beson këtë

Aktuale

Zyrtari i partisë së Vuçiqit akuzon ndërhyrjen e ambasadorit rus në punët e Serbisë: Konflikti me NATO-n nuk do të ndodh, vetëm një i çmendur e beson këtë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 07:42
Ish-deputeti serb Dragan Shormaz

Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka reaguar lidhur me deklarimet e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

Zyrtari i partisë së Aleksandar Vuçiqit e ka akuzuar ambasadorin rus për ndërhyrjet e këtij të fundit në çështjen e Serbisë.

“Derisa ushtarët rusë shtrihen si minjtë në baltën e Ukrainës dhe qindra prej tyre vdesin çdo ditë, ky zyrtar [ambasadori rus] i regjimit kriminal vazhdon paturpësisht të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë dhe të uron konfliktin tonë me NATO-n! Kjo nuk do të ndodhë. Vetëm një budalla shkel dy herë në të njëjtin gur”, citon Shormaz në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat