Luljeta Aliu paralajmëron drejtësinë “skandaloze” në Kosovë: Boll prita që 7 vite, ju lashë me u mbush me gjynahe

Aktuale

Luljeta Aliu paralajmëron drejtësinë “skandaloze” në Kosovë: Boll prita që 7 vite, ju lashë me u mbush me gjynahe

Nga: A.Zh Më: 1 janar 2023 Në ora: 09:52
Luljeta Aliu

Analistja politike Luljeta Aliu, ka thënë se gjatë vitit 2023, do të ketë llogaridhënie, nga secili që e shkelë ligjin dhe drejtësinë në Kosovë.

Teksa ka kritikuar ashpër prokuroritë dhe gjykatat për zvarritjen e lëndës së saj, Aliu ka paralajmëruar se ngre kallëzime penale dhe padi ndaj të gjithë atyre që janë përgjegjës për shkeljet, vonesat dhe manipulimet, përcjell Bota sot.

Sipas udhëheqëses së një organizate për barazi dhe drejtësi sociale, nuk do të kenë “qare” kolegët e tyre pa i dënuar, ata që janë mbushur me “gjynahe”.

Aliu edhe më herët ka treguar maltretimet e saj nëpër prokurori për shkak të një kallëzimi penal për mashtrim dhe deklarim të rremë kundër ish-bashkëshortit tim, i cili pronat e përbashkëta të çiftit, i kishte regjistruar në emër të babait të tij.

Reagimi i plotë i Aliut në Facebook:

Mirë që shkoi ky vit. Më në fund. Viti 2023 do të jetë viti im, definitivisht.

Boll prita qe 7 vjet, tash se ka qare prokuroria e gjykata këtë vit pa dalë me rezultate për të paktën nja 6 lëndë të miat, nga ato 19 që i kam aktive e që janë duke i zvarritë e ku ka shumë manipulime.

Veç edhe pak e kam ndërmend me pritë, edhe masnej du me jau bo publike me emra e me mbiemra të krejt atyre që janë përgjegjës për shkeljet, vonesat, manipulimet. Edhe të atyre që nuk kanë kthy përgjigje në kërkesa. Edhe të atyre që janë vonu me procedura. Edhe të atyre që kanë lëshu vendime skandaloze. Boll ju kam dhanë kohë!

Mos mendoni se ju kursej prej kallëzimeve penale nëse nuk i trajtoni mirë lëndët, kushdoqofshi ju! Jau kam marrë dorën tash kallëzimeve penale! Edhe ju që jeni korruptu në lëndët e mia, e ju që keni shkelë detyrë zyrtare, krejtve me rend kam me ju ngritë kallëzime. Edhe qare nuk kanë kolegët e juaj pa ju dënu. Se iu kam lanë me u mbushë me gjynahe, sa nuk ka më mundësi arsyetimi.

Kam vuajt e duru si gjarpri nën gurë këto 7 vite. Më ka përfundu durimi. Boll mo keni bo çka të doni në gjyqësor, pa asnjë llogaridhënie!

Keni mendu se duke i zvarritë procedurat e duke më detyru të ngrisë kallëzime penale e padi të shumta, do të më fundosni, do të më shukatni. Por ju nuk e keni ditë që unë forcohem prej sfidave, që unë heshtem sepse punoj, e jo që më keni shukatë, që unë rritem kur ju më shkelni. Sa më shumë punoni kundër meje, aq më të fortë po më bëni. Faleminderit!

Këtë vit 2023 ka me pasë llogaridhënie nga secili që e shkelë drejtësinë e ligjin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat