Haxhiu: Vota kundër Trustit është kundër vullnetit të qytetarëve

Aktuale

Haxhiu: Vota kundër Trustit është kundër vullnetit të qytetarëve

Më: 18 janar 2023 Në ora: 21:15
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu thotë se tani nuk ka asnjë arsye që Projektligji për Trustin të mos votohet nga deputetët e Kuvendit.

Haxhiu theksoi se vota kundër Trustit është kundër vullnetit të qytetarëve. Ai po ashtu kërkoi nga deputetët që në seancën e nesërme të dëshmojnë se janë deputetët të popullit.

“Tani kur Projektligji po rikthehet në Kuvend me kërkesën e qytetarëve, me iniciativën e tyre, vota kundër Trustit, është kundër interesit të qytetarëve dhe kundër vullnetit të tyre… kësaj radhe projektligji për Trustin po rikthehet në Kuvend me iniciativën dhe kërkesën e qytetarëve. Nëse herën e kaluar kishte refuzim të mazhorancës që të kundërshtohej një iniciativë ligjore e cila kishte ardhur nga nënshkrimet e deputetëve të PDK-së, tani nuk ka asnjë arsye asnjë hezitim që deputetët vërtet ta luajnë rolin e tyre kushtetues dhe përfaqësues, të dëshmojnë se janë deputetë të popullit”, tha ai në Tëvë 1.

Nesër në Kuvend rend dite është edhe miratimi i Projektligjit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti. Gjatë vitit të kaluar, përkundër debateve, propozimi për tërheqjen e këtyre mjeteve nuk është votuar nga shumica e deputetëve, me arsyetimin se këto para janë për moshën e pleqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat