Manxhuka liston borxhet e trashëguara në Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës

Aktuale

Manxhuka liston borxhet e trashëguara në Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:16
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka njoftuar rreth trashëgimit të shumë borxheve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai ka listuar borxhet e kësaj ministrie:

1. Janë trashëguar 182 milionë euro borxhe, ndërkaq buxheti i ndarë ka qenë 2 milionë euro. 

2. Pas rishikimit Minstria ka ndarë 12.5 milionë, ndërkaq Ministria e Financave gjatë tremujorit të fundit ka shtuar edhe 13 milionë euro.

3. Në 6 mujorin e dytë të vitit 2021 Qeveria ka paguar rreth 25 milionë euro borxhe. Asnjëherë më parë nuk është paguar kaq shumë për shpronësime. 

4. Në vitin 2022 është thyer edhe ky rekord ku janë paguar mbi 51 milionë euro. Ndërkaq për vitin 2023 është paraparë buxhet prej 25 milionë eurosh (ky buxhet pritet të shtohet gjatë vitit).

5. Dëmi tjetër i lënë nga borxhet është kamata vjetore. Për çdo 2 vjet vonesë të pagesave në shpronësim fillon të zbatohet për çdo vit të ardhshëm kamata prej 7%. Shpeshherë vonesa ka qenë ujdi e qëllimshme!

Ja një rast real që ka ndodhur:

Prona ka kushtuar 100 mijë euro, e cila është vlerësuar në vitin 2013, ndërkohë pagesa nuk është bërë deri me 2022. Në këtë mënyrë këtij borxhi i janë shtuar edhe 60 mijë euro kamatë (pa shpenzimet e tjera të gjykatës, përmbaruesve etj).

Ky është vetëm një dimension i borxheve, punëve pa projekte, dëmeve që i janë lënë shtetit të Kosovës nga ata që kanë qeverisur deri tash. Dhe janë po të njëjtit me miq që akuzojnë se ku jemi me investime e projekte kapitale. 

Ja pra ku jemi. Duke paguar borxhet dhe dëmet tuaja. 
Shumë punë është bërë deri tash për ta sjellë situatën në 0. Për të filluar për së mbari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat