Krasniqi e LDK-së: Qeveria e paaftë, fundin e kanë afër

Aktuale

Krasniqi e LDK-së: Qeveria e paaftë, fundin e kanë afër

Më: 25 janar 2023 Në ora: 19:43
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti për qasjen që sipas saj e ka ndaj sektorit privat.

Krasniqi ka thënë se ndarja e 50 eurove për janar vetëm për sektorin publik, është pabarazi ndaj punëtorëve.

“Se sektori privat është problem i kësaj qeverie, u pa edhe qasja denigruese ndaj mediave, duke i lënë në pritje të panevojshme, më pas dalin dhe i akuzojnë se nuk e paskan vendosur në rend të parë interesin publik”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi:

Qasja shtypëse e Qeverisë Kurti me sektorin privat!

Qeveria Kurti paska vendosur të ndaj shtesa sërish për punonjësit e sektorit publik, duke harruar ekzistencën e atyre të sektorit privat, ani se janë shumicë dhe kontribuesit më të mëdhenj të rritjes së buxhetit të shtetit.

Pabarazi e plotë. Jo rastësisht edhe sot vazhdojnë të largohen qytetarët nga vendi, të zhgënjyer me punën e keqe të kësaj qeverie.

Se sektori privat është problem i kësaj qeverie, u pa edhe qasja denigruese ndaj mediave, duke i lënë në pritje të panevojshme, më pas dalin dhe i akuzojnë se nuk e paskan vendosur në rend të parë interesin publik.

Të paaftë në qeverisje. Fundin e keni afër!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat