Lukas Mandl nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”

Aktuale

Lukas Mandl nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”

Më: 27 janar 2023 Në ora: 17:39
Foto nga vendngjarja

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Këtë titull atij ia ka dorëzuar rektori i këtij universiteti Bajram Kosumi.

Mandl u nderua për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë; Për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës;

Për kontribut në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi; Për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës;

Për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP);

  Për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat