Asociacioni serb mund të hyjë në marrëveshje me asociacione tjera ndërkombëtare

Aktuale

Asociacioni serb mund të hyjë në marrëveshje me asociacione tjera ndërkombëtare

Më: 30 janar 2023 Në ora: 15:37
Ilustrim

“Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar oline Draft-Statutin e hartuar nga ta të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas këtij draft-statusi, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

I njëjti përmban 7 kapituj me gjithësej 18 nene.

Në njërën nga pikat e këtij draft-statusi përmendet edhe kontributi monetar që mund të vijë nga Serbia në komunat pjesëmarrëse në Asociacion.

Aty theksohet se autoritetet qendrore duhet të jenë pjesëmarrëse në një komision të përbashkët, për të lehtësuar ndihmesën financiare nga Serbia, për përfituesit në komunat pjesëmarrëse.

“Përmes një komisioni të përbashkët të krijuar me autoritetet qendrore, duke lehtësuar pagesën e ndihmës financiare të mirëqenies sociale nga Republika e Serbisë për përfituesit që banojnë në komunat pjesëmarrëse”, thuhet në njërën prej pikave të këtij drafti të FES.

Një nga pikat po ashtu interesante është se ky Asociacion mund të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me asociacione tjera vendore, rajonale apo ndërkombëtare.

Kjo, sipas këtij draft-statuti mund të bëhet në përputhje me Kushtetutën.

“Të vendosë marrëdhënie dhe të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, relevante për përmbushjen e objektivave të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse të Kosovës”, thuhet tutje. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat