Deputetët serbë u përplasën me grushte shkaku i Kosovës, reagon Milazim Krasniqi: Ky incident tregon këtë gjë!

Aktuale

Deputetët serbë u përplasën me grushte shkaku i Kosovës, reagon Milazim Krasniqi: Ky incident tregon këtë gjë!

Nga: A.M. Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 21:08
Përplasja në Kuvendin e Serbisë

Seanca e sotme në Kuvendin e Serbisë, ku u diskutua për Kosovën, u përcjell me përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

E ndaj këtyre zhvillimeve në kuvendin serb, ka reaguar profesori Milazim Krasniqi.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se incidenti në Parlamentin e Serbisë tregon faktin se askush në këtë shtet nuk pajtohet me pavarësinë e Kosovës.

“Ata thjesht ziheshin mes vete se kush është më armiqësor ndaj nesh. Kjo është gjendja e vërtetë në Serbi. Kot po mundohen ta relativizojnë këtë gjë emisarët e ndryshëm. Gabimi trashanik i tyre është që po kërkojnë zgjidhje me Serbinë si palë”, shkroi ndër të tjera Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Debati dhe incidenti i sotëm në Kuvendin e Serbisë, përtej primitivizmave të zakonshëm serbo-ballkanik, tregon një gjë: në Serbi askush nuk pajtohet me pavarësinë e Kosovës. Ata thjesht ziheshin mes vete se kush është më armiqësor ndaj nesh. Kjo është gjendja e vërtetë në Serbi. Kot po mundohen ta relativizojnë këtë gjë emisarët e ndryshëm. Gabimi trashanik i tyre është që po kërkojnë zgjidhje me Serbinë si palë. Zgjidhje të tillë nuk ka. Zgjidhja e vetme është vetëm njohja e shtetit të Kosovës edhe nga katër vendet e NATO-s dhe pranimi i saj sa më i shpejtë në NATO. Jashtë kësaj formule, jemi në gjendje armëpushimi të imponuar nga NATO, por jo në paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat