Ministrja Haxhiu inkurajon opozitën të përdor gaz lotsjellës nëse themelohet Asociacioni njëetnik

Aktuale

Ministrja Haxhiu inkurajon opozitën të përdor gaz lotsjellës nëse themelohet Asociacioni njëetnik

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 07:49
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka inkurajuar opozitën që të përdor gaz lotsjellës në qoftëse qeveria e tyre do ta themelojë një Asociacion mono-etnik.

Haxhiu ka folur për kohën sa LVV-ja ishte në opozitë dhe përdoret gazin lotsjellës, duke thënë se ishte koha më e vështirë e saj.

“Unë jam e bindur se po të mos ishin ato metoda që i kemi përdorur, sot do t’i vuanim pasojat e Zajednicës… Konsideroj se ka qenë një prej periudhave të mia më të vështira” – ka thënë Haxhiu në ATV.

Duke e inkurajuar opozitën që të përdor gazin lotsjellës, Haxhiu ka thënë se mund të ju tregojë edhe mënyrën se si e kanë gjetur.

“I inkurajoj ata se në qoftë se kanë një qeveri, qeverinë tonë, e cila përpiqet që të themelojë një Zajednicë me kompetenca ekzekutive, një Zajednicë etnike apo siç e përmendi Kryeministri, mono etnike, atëherë le ta bëjnë këtë… Mund edhe t’iu tregojmë mënyra se si e kemi gjetur gazin lotsjellës sepse ka qenë sekret… E kanë të gatshëm modelin”, theksoi ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat