Arifi dorëzon Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale: Me paratë e Kosovës u mundua të fuqizohet një parti në Preshevë

Aktuale

Arifi dorëzon Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale: Me paratë e Kosovës u mundua të fuqizohet një parti në Preshevë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:15
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të martën ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas Arifit, 27 mijë euro janë shpërndarë nga këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka synuar ta fuqizojë një parti në Luginë, ndonëse janë pesë të tilla.

“Çka ka ndodhë është një anomali politike. Ka ndërruar qasja e Kurtit për Luginën e Preshevës. Dua t’i njoftojë qytetarët se ka n

dodhur një krim i organizuar ndaj shqiptarëve të Luginës. Me paratë e Kosovës është munduar që të fuqizohet një parti nga pesë parti në Preshevë”, tha Arifi. “Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Kurti, i ka shpërndarë 27 mijë euro. Agon Islami është anëtar i kabinetit të Shaip Kamberit dhe ka marrë 25 mijë euro veç pse ka një portal. Këtë situatë na e ka imponuar Vetëvendosja”, u shpreh Arifi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat