Abazi: Asnjëra qeveri nuk e ka përmendur faktin që Serbia nuk e ka ratifikuar Asociacionin

Aktuale

Abazi: Asnjëra qeveri nuk e ka përmendur faktin që Serbia nuk e ka ratifikuar Asociacionin

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 21:42
Haki Abazi

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se që nga fillimi nuk ka qenë ithtar i shkuarjes në Bruksel dhe bisedimeve atje me Serbinë.

“Gabimi është bërë në fillim, e kam thënë edhe më herët. Unë nuk kam qenë ithtar fare i shkuarjes në Bruksel edhe uljes, jo për faktin se Vetëvendosje ka vënë kushte për kërkim-falje sepse ne e dimë që Serbia është realisht ajo e fundit që do ta bëjë hapin për t’u transformuar. Nuk mundet”.

Këtë ai e ka argumentuar me përbërjen politike të qeverisë në Serbi.

“Me Vuçiqin, me njerëz si Vuçiqi, me partitë fashiste serbe që janë në pushtet sot dhe e ruajnë strukturën e njëjtë që ka qenë në kohën e Millosheviçit, është e gati pamundur që të pritet të bëjnë kërkim-falje ose të hyjnë në procesin e reparacionit për dëmet që kanë shkaktuar në njerëz dhe në ekonomi”, ka shtuar Abazi.

Sipas tij, ka forma se si janë negociuar marrëveshjet në Bruksel, ka qenë kurthi më i madh që i është bërë Kosovës.

“Ne mund të merremi me të kaluarën sa të duam, por kjo nuk e ndryshon as qëndrimin ndërkombëtar as konstelacionin që është krijuar pas Ukrainë edhe tentimin që ne ta tejkalojmë këtë situatë e cila pa e pranuar fare po shihet qartë se ka qenë kurthi më i madh që iu ka bo Kosovës. Forma se si janë negociu marrëveshjet në Bruksel – Asociacioni është një prej tyre po edhe fusnota është shumë e rëndësishme. E aq më tepër asnjëra nga palët kosovare, në të kaluarën por edhe tani nuk e ka aktualizuar çështjen që Serbia asnjëherë nuk i ka ratifikuar marrëveshjet e 2013 dhe 2015 në parlament”, ka shtuar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat