Faturat e rrymës shtrenjtohen nga 1 prilli

Aktuale

Faturat e rrymës shtrenjtohen nga 1 prilli

Më: 3 mars 2023 Në ora: 13:20

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, e ka konfirmuar se tarifat e reja të energjisë elektrike që pritet të jenë më të shtrenjta për 14 për qind, do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti, deri më 31 mars të vitit 2024.

“Tarifat e reja do të hynë në fuqi më 1 prill 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024. Sipas raportit konsultativ që ende nuk është final, propozimi nga stafi i ZRRE-së është që rritja e nevojshme për reflektimin e kostos së sistemit të jetë rreth 14 për qind”, është shprehur ai.

Fejzullahu ka shtuar se rritja e përqindjes në 14, nëse konvertohet në euro, i bie rreth 50 milionë euro shtesë të nevojshme në sistem në raport me tarifat aktuale.

Sipas tij, kërkesa e KEDS-it ka qenë për rritje 55 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat