“Avdullah Hoti e mshelë partinë si shitoren në ora 5”

Aktuale

“Avdullah Hoti e mshelë partinë si shitoren në ora 5”

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:57
Avdullah Hoti

Gazetari dhe analisti Valon Syla ka komentuar gjendjen e tanishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Syla thotë se LDK është partia më e nevojshme për skenën politike në Kosovë.

Por, ai thotë se LDK është parti që ende kërkon liderin e saj.

“LDK është sikur PD në Shqipëri. Kërkon liderin e ri dhe ringritjen e saj. Nuk po arrin të dalë nga ajo teknika e vjetër”, tha ai.

Më tej, Syla komentoi edhe ish-kryeministrin e Ksoovës, Avdullah Hoti, duke e cilësuar si “burokrat”

“Avdullah Hoti, një lider që e mshelë partinë si “zadrugën” në ora 05:00”, përfundoi ai.

Që nga e marta, Lidhja Demokratike e Kosovës ka një nënkryetare më pak. Shqipe Mjekiqi dha dorëheqje nga nga kjo pozitë dhe ajo e anëtares së kryesisë.

Në media është raportuar se dorëheqje ka dhënë edhe zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Por, në një reagim në Facebook ka mohuar se është dorëhequr nga partia, mirëpo nuk ka treguar nëse do të vazhdojë të jetë akoma zëdhënëse.

Në mars të vitit 2021 Lumir Abdixhiku mori drejtimin e partisë, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat