Ministri Vitia viziton institutet para-klinike në QKUK dhe morgun ku u investuan 654 mijë euro

Aktuale

Ministri Vitia viziton institutet para-klinike në QKUK dhe morgun ku u investuan 654 mijë euro

Më: 17 mars 2023 Në ora: 14:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar hapësirat e instituteve para-klinike për të parë nga afër realizimin e projektit që kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në këtë projekt në vlerë të 654 mijë eurove, janë të përfshira pajisjet mjekësore dhe inventarizimi i dorëzuar në institutet para-klinike, furnizimi dhe instalimi i tyre, pajiset fikse të mobilizuara, pajisjet lëvizëse të specializuara dhe furnizimet për institutet para-klinike.

Gjatë këtij takimi ministri Vitia është njoftuar me shërbimet që ofrohen në këto klinika.

Shërbimet paraklinike janë shumë të rëndësishme. Jam shumë i interesuar për t’i dhënë një dimension tjetër këtyre shërbimeve. Ne jemi të përkushtuar që çdo nevojë për investime që vjen nga ju së pari, ne t’i përgjigjemi sa më mirë e shpjet që është e mundshme. Jemi duke bërë një plan përveç se investiv edhe në racionalizimin e resurseve njerëzore, krejt kjo për të racionalizuar kohën e cila do të mund të përdorët në të mirë të shërbimit të qytetarëve”, tha ministri Vitia, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat