Hovenier falënderon Osmanin për ndarjen e përvojave dhe mendimeve

Aktuale

Hovenier falënderon Osmanin për ndarjen e përvojave dhe mendimeve

Më: 20 mars 2023 Në ora: 17:55
Foto nga takimi

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur sot, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në selinë e ambasadës.

Hovenier falënderoi Osmanin për ndarjen e përvojave dhe mendimeve në kuadër të muajit të Grave në Histori, njofton Klankosova.tv.

“Ishte një privilegj dhe një nder të mirëprisja presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, që të flet me stafin tonë në muajin e Grave në Histori.

Faleminderit presidentja Osmani për ndarjen e përvojave dhe mendimeve tuaja për punën që duhet të bëjmë për të avancuar”, ka shkruar Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat