Bashkësia Islame arsyeton rritjen e çmimit për Haxh

Aktuale

Bashkësia Islame arsyeton rritjen e çmimit për Haxh

Më: 22 mars 2023 Në ora: 17:59
BIK

Trendit të rritjes së çmimeve nuk i shpëtuar as kryerja e kushtit të pesë të islamit, Haxhit, që në vendin tonë organizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Shkuarja në Haxh (pelegrinazhi vjetor që bëhet nga myslimanët në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite) për vitin 2023 do të kushtojë 6 mijë e 350 euro. Krahasuar me vitin e kaluar, çmimi për të kryer pelegrinazhin është rritur për 650 euro.

E BIK-u këtë e arsyeton me rritjen e çmimeve në Arabinë Saudite.

“BIK-u e ka për obligim dhe është përgjegjëse për mbarëvajtjen e të gjitha çështjeve fetare islame në Kosovë. Në kuadër të këtyre ibadeteve dhe çështjeve fetare është edhe organizimi i Haxhit. BIK-u është përgjegjësi i vetëm për organizimin e Haxhit në Kosovë”, tha anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Ekrem Simnica.

“Sa i përket rritjes së çmimeve, BIK-u është obliguar ta rrisë atë që ta organizojë sa më mirë Haxhin. Rritja e çmimeve varet edhe nga çmimet në Arabinë Saudite edhe rregullat të cilat ata i paraqesin gjatë organizimit për t’i pritur haxhijtë në Mekë dhe Medinë. Kjo na ka obliguar edhe neve që të rrisin çmimet në organizimin e Haxhit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat