Molliqaj tregon pse u ‘sulmua’ Bislimi me ëmbëlsirë

Aktuale

Molliqaj tregon pse u ‘sulmua’ Bislimi me ëmbëlsirë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 21:31
Dardan Molliqaj

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për aksionin e kësaj partie ndaj kryenegociatorit të dialogut, Besnik Bislimi, i cili u gjuajtë me ëmbëlsirë. Ky aksion erdhi pasi në takimin e Ohrit u arrit aneksi i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Molliqaj tha se nuk kanë pasur qëllim që ta lëndojnë Bislimin, andaj e kanë gjuajtur vetëm me tortë, pasi sipas tij, qeveria është gëzuar që është arritur kjo marrëveshje.

“Nuk ka pas kurrfarë rreziku, nuk kemi rreziku asgjë të jetës së tij. Nuk e di si e ka cilësu Policia, pasi që rastin e ministrit Murati nuk e ka cilësu as sulm as vepër penale, por kundërvajtje.

Aksionet simbolike të tilla janë mjet për me e shkund opinionin publik por edhe njerëz të tillë. S’kemi dashtë, as s’kemi pas synim me lëndu, por vec me shënju, e kemi gju me ëmbëlsirë, se fort janë gëzuar për këtë punë. Është përgjegjësia e tyre cfarë kanë bërë, e jo e jona”.

Ai tregoi se ky aksion ndaj Bislimit është bërë për shkak të funksionit që mban në procesin e dialogut.

“Ky aksion s’kish me ndodh hiq, mos t’kish qenë ky kryengociator, mos t’kish qenë ky me fjalë të veta publike e me marrëveshje në fund. Nuk e kemi bo aksionin ndaj Besnik Bislimit, pse ai është Besnik Bislimi, por sepse ka funksion, ka obligime dhe ka përgjegjësi”, ka thënë ai në emisionin ‘Pressing’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat