Macron: Marrëveshja Kosovë-Serbi është progres i rëndësishëm dhe duhet të zbatohet në tërësi menjëherë

Aktuale

Macron: Marrëveshja Kosovë-Serbi është progres i rëndësishëm dhe duhet të zbatohet në tërësi menjëherë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 21:07
Emmanuel Macron dhe Albin Kurti

Presidenti francez Emmanuel Macron, deklaroi sot se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur në Ohër, është progres i rëndësishëm dhe se duhet të fillojë zbatimi i saj menjëherë.

Në fund të seancës së liderëve të BE-së, të cilët u informuan nga Përfaqësuesi i Lartë i Evropës, Josep Borel, për marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogardit për normalizimin e marrëdhënieve, Macron e përshëndeti marrëveshjen dhe theksoi se “ata ende po vazhdojnë të punojnë për të”.

Macron ka kërkuar nga pala kosovare dhe ajo serbe të tregojnë përgjegjësi dhe “menjëherë dhe me mirëbesim të fillojnë zbatimin e të gjitha detyrimeve”.

Presidenti francez theksoi se “dihet mirë se sa Franca dhe Gjermania kanë punuar së bashku në mbështetje të kësaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat