Gjykata Speciale mban sot seancë ndaj Pjetër Shalës

Aktuale

Gjykata Speciale mban sot seancë ndaj Pjetër Shalës

Më: 27 mars 2023 Në ora: 07:33
Pjetër Shala

Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Procesi do të fillojë në orën 9:00.

Shala është në mesin e të akuzuarve që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023.

Ai ishte deklaruar i pafajshëm teksa kishte mbabjtur një fjalë rasti ku kishte krahasuar Gjykatën Speciale me institucionet e drejtësisë në Belgjikë.

“Unë jetoj që 25 vjet apo shkurt thënë gjysmë shekulli në Belgjikë, shtet demokratik, detyra e prokurorit aty ku jetoj unë është hulumtoj, zbuloj paraqes provat dhe kërkoj drejtësi, në asnjë mënyrë t’i sajoj, t’i fabrikoj, në asnjë mënyrë. Madje aty ku jetoj unë është vepër penale, është e dënueshme”, tha Shala.

“Unë kam qenë një luftëtar që kam luftuar për lirinë e vendit tim dhe popullit tim, asgjë më shumë e as më pak”, ka thënë Shala.

Sa i takon Dhomave të Specializuara, ai pati se nuk dëshiron të fyejë dhe shtoi se nuk e ka përkrahur asnjëherë.

“Mirëpo, deshi fati të jem këtu para jush dhe nëse këtu me të vërtetë ka vetëm pak drejtësi, shpresoj që atë drejtësi do të ma jepni të më shpallni të pafajshëm”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat