Kurti zbulon pse nuk ka vizituar ish-krerët e UÇK-së

Aktuale

Kurti zbulon pse nuk ka vizituar ish-krerët e UÇK-së

Më: 29 mars 2023 Në ora: 21:37
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar pse nuk ka vizituar ende ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Ai ka thënë se mendon që vizita e tij atje nuk do të ndihmonte, por se flet me avokatët vazhdimisht.

“Unë kam konsideruar se vizita ime atje nuk ndihmon. Më shumë ndikon takimi me avokatët, sepse jam i interesuar që ata të ndajnë me mua se çka krejt planifikojnë ta bëjnë si mbrojtje, e pastaj të koordinohemi se kurrsesi të mos dëmtohet lufta e UÇK-së”, tha ai në Dukagjini.  

Ai shtoi se është imperative që të mbrohet edhe lufta e UÇK-së.

“Kjo është më e rëndësishmja për mua. Si mund të mbrojmë luftën nacional çlirimtare, kjo është më e rëndësishme se sa mbrojtja e vetëm një klienti, që e bën një avokat. Unë them se lufta jonë ka qenë e drejtë dhe duhet të mbrohet”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat