Zafa lajmërohet me një perlë kundër Kurtit, ja si e quan

Aktuale

Zafa lajmërohet me një perlë kundër Kurtit, ja si e quan

Më: 30 mars 2023 Në ora: 23:10
Zafir Berisha

Ish-deputeti Zafir Berisha, i njohur si Zafa është lajmëruar në rrjetet sociale me një reagim të ashpër ndaj Albin Kurtit.

Ai ka shkruar se po ndihet shumë i ofenduar, kur po e sheh Albin Zajednicën alias Mashtruesin, që mbi kokë po e mbanë Deklaratën e Pavarësis së Kosovës, e aty gjendet edhe nënshkrimi i tij.

"Po ndihem shumë i ofenduar, kur po e shoh Albin Zajednicën alias Mashtruesin, që mbi kokë po e mbanë Deklaratën e Pavarësis së Kosovës, e aty gjendet edhe nënshkrimi im!

Edhe më i ofenduar po ndihem, që duke patur mbi kokë aktin më historik të Kosovës, e tttë cilin e luftoj duke sakrifikuar edhe qytetarët me kauza mashtruese, po vazhdon të rrej dhe të mos skuqet.

Në Deklaratën e Pavarësisë gjenden edhe nënshkrimet e disa burrave e grave, që Albin Zajednica i luftoj me propagandën linçuese të pregaditura në kuzhinat e Beogradit, e që ky tipi me sektin e tij i përkëtheu dhe i përdori për trushpërlarët.

#PaftyrsiaKaEmërAlbin", ka shkruar ai në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat