Osmani takim me ambasadorët e QUINT-it – ja për çfarë biseduan!

Aktuale

Osmani takim me ambasadorët e QUINT-it – ja për çfarë biseduan!

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:52
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, si dhe me ambasadorët e QUINT-it.

Në këtë takim është diskutuar për dialogun Kosovë dhe Serbi.

Presidentja, ka bërë të ditur se në takim gjithashtu është diskutuar edhe për sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë.

Diskutuam zhvillimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi Osmani në Twitter.

Osmani falënderoi Carpenter për ftesën për t’u takuar me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së në OSBE. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat