Kryetari i trupit gjykues i angazhuar në një trajnim, anulohet gjykimi ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

Aktuale

Kryetari i trupit gjykues i angazhuar në një trajnim, anulohet gjykimi ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

Më: 5 prill 2023 Në ora: 10:48
Dhurata Hoxha

Për shkak se kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Arben Hoti, ishte i angazhuar në një trajnim, është anuluar seanca e së mërkurës, në rastin ku ish-ministrja e Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha, ish-sekretari i kësaj ministrie, Demush Shasha, ish-sekretari Kushtrim Cukaj, si dhe Fitim Mustafa e Nuhi Osmani, po akuzohen për korrupsion.

Lajmi për anulimin e seancës, u bë i ditur nga gjykatësi Hoti, i cili tha se do të jetë në një trajnim nga ora 10:00, raporton “Betimi për Drejtësi”

Seanca e radhës, pritet të mbahet më 7 prill 2023, siç ishte e paraparë.Ndryshe, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 1 shtator 2021.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa  po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat