Berisha: Letra e Smajl Hajdarajt ma kujtoi një sinopsis të babës, i shkruar në rast se vdekja po i afrohej prej dorës së zezë

Aktuale

Berisha: Letra e Smajl Hajdarajt ma kujtoi një sinopsis të babës, i shkruar në rast se vdekja po i afrohej prej dorës së zezë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:52
Visar Berisha

Visar Berisha, biri i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka reaguar pasi lexoi letrën e ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, të shkruar disa ditë para vrasjes.

Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo ia kujtoi një “sinopsis” të shkruar nga babai i tij, Kolë Berisha, në rast se “vdekja po i afrohej prej dorës së zezë”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo kishte ndodhur në kohën kur “po kositej me plumba bima e mbarë e kombit”.

“N'atë sinopsis baba kishte shkrue krejt cka duhej me ba t'gjallet nese dikush i zemres iu des; qysh me veshe mejtin, ku me vendose, kush me nejte per kryeshendosh, ku me varros, cka me thane ne fjalen mortore, kujt m'i ba konak e kujt jo etj.” – ka thënë ai tutje.

Postimi i plotë:

E lexova letren e Smajl Hajdarajt shkrue pak dite pa e vra dhe m'u kujtue nje sinopsis i babes Kolë shkrue ne rast se deka po i afrohej prej dores se zeze, ato dite kur po kositej me plumba bima e mbare e kombit.

N'atë sinopsis baba kishte shkrue krejt cka duhej me ba t'gjallet nese dikush i zemres iu des; qysh me veshe mejtin, ku me vendose, kush me nejte per kryeshendosh, ku me varros, cka me thane ne fjalen mortore, kujt m'i ba konak e kujt jo etj.

At' sinopsis e ruaj ende, dhe nje dite nashta edhe bahet nje liber prej tij, si kujtese per rrathet e Dantes ne mesin tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat