Osmani: Liria e medias është shtyllë e demokracisë së lulëzuar

Aktuale

Osmani: Liria e medias është shtyllë e demokracisë së lulëzuar

Më: 3 maj 2023 Në ora: 10:27
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për mediat në rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Përmes një postimi në Twitter, e para e shtetit ka thënë se media e lirë ësht ështyllë e një demokracie.

”Liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar“, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu ka deklaruar se Kosova ka arritur përmirësim në këtë sferë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat