​Vitia: Zhvillimi i infermierisë përmes edukimit është i domosdoshëm

Aktuale

​Vitia: Zhvillimi i infermierisë përmes edukimit është i domosdoshëm

Më: 12 maj 2023 Në ora: 18:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Shëndetësisë ka promovuar Manualin e Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Kjo është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, me moton “Infermieria jonë, e ardhmja jonë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë manuali është i obligueshëm për zbatim dhe si i tillë ndikon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Vitia: Infermierët bosht i sistemit shëndetësor

Manual do të ndikoj në përmirësimin e rezultateve, cilësisë, racionalitetin edhe efektivitetin e infermierisë në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë. Ky manual është realizuar falë punës së ekspertëve nga MSh. Me punën dhe angazhimin e infermierëve ashtu siç besoj sinqerisht, si boshti i sistemit shëndetësor jo vetëm tek ne në Kosovë. Roli i infermierisë është shumë i rëndësishëm në sistemin e kujdesit shëndetësor prandaj zhvillimi i infermierisë përmes edukimit të vazhdueshëm dhe rritjes së numrit të infermierëve me arsim të lartë universitar në vendin tonë është i domosdoshëm dhe i pandashëm. Prandaj, është e nevojshme që të arrihet një qasje adekuate ndaj edukimit që përfshinë rritjen e kompetencave duke respektuar parimet bazë të etikës infermirore. Manualin i parë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor është i përgatitur ekskluzivisht dhe është i zbatueshëm gjatë punës profesional praktike në KPSH”, tha ai.

Kurse, udhëheqësi i Projektit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor në AQH, Nicu Fota, ka bërë thirrje për zbatim të manualit.

Fota: Manuali i Procedurave Standarde të Infermierisë duhet të zbatohet

“Duke besuar fuqishëm që infermierët janë boshti i sistemit shëndetësor ne normalisht që kemi MSH duke hartuar dhe printuar manualin e parë dhe urojmë të gjithë anëtarëve për rezultatet e prekshme siç është nis tani kisha dashur me përmend se ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë për zhvillimin e procedurave standarde të operimit për infermierinë në komunitet dhe pika më e rëndësishme që kemi me e përmend sot është që procedurat standarde të operimit janë të paratë të këtij lloji, puna jonë nuk duhet të kryhet këtu, ne jemi duke kërkuar nga të gjithë akterët e sektorit e shëndetësisë të vazhdojnë të bashkëpunojnë për zbatimin e duhur”, u shpreh ai.

E nënkryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Xhemajl Dugolli ka thënë se manuali do të ndikojë në zhvillimin e komunitetit infermieror dhe në shërbime cilësore shëndetësore.

Dugolli: Ky manual është në të mirë të komunitetit dhe ofron shërbime shëndetësore

E vlerësojmë lartë që tanimë tanë puna dhe kontributi dhe roli i infermierit ka marr epitetin dhe masat e vlerësimi aty ku edhe e ka vendin. Sot shënohet kjo ditë në gjithë botën dhe jam i nderuar që jam mesin tuaj uroj dhe shpresoj që së bashku me MSH e këto aktiviteti si ky i sodit dhe këto manuale që po zhvillohet për të mirën e komunitetit tonë të jenë të vazhdueshme në të mirë të ofrimit të kujdesit për qytetarët tanë për shërbime sa më cilësore”, tha ai.

Për shkak të pagave jo të mira dhe kushteve të punës në institucionet publike shëndetësore, ka ikje të madhe të infermierëve të cilët po e vazhdojnë ta ushtrojnë këtë profesion jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat