Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Aktuale

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Më: 16 maj 2023 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës.

Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet në orën 10:00, te Kuvendi i Kosovës, salla N204

Në po të njëjtën orë do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrtoni Projektligjin 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.(Kuvendi i Kosovës, salla N303)

Kurse në orën 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin për lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat