Ushtari i Shqipërisë me “UÇK”

Aktuale

Ushtari i Shqipërisë me “UÇK”

Më: 21 maj 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Sot është mbajtur ceremonia hapëse e ushtrimit ushtarak “Defender Europe 23”.

Kjo ceremoni u zhvillua në sheshin e kryeqytetit, derisa fjalimet mbajtën presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovernier.

Media e ka përcjell nga afër ngjarjen, teksa ra në sy edhe një ushtar i Shqipërisë, i cili barte në uniformë edhe llogon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
Ushtari

Kosova po e organizon për herën e dytë ushtrimin “Defender Europe 23”.

Pjesëmarrës do të jenë ushtritë nga 25 vende.

Forca e Sigurisë do të jetë një nga kontribuesit kryesor me 1 mijë e 300 pjesëtarë të angazhuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat