Biznesmeni publikon pamjet: Ja si u poshtëruan shoferët nga Kosova dje në Beograd, turp ju qoftë!

Aktuale

Biznesmeni publikon pamjet: Ja si u poshtëruan shoferët nga Kosova dje në Beograd, turp ju qoftë!

Nga: A.Zh Më: 27 maj 2023 Në ora: 09:47
Piraj ka publikuar disa pamje, se si janë pritur shoferët e kompanive nga Kosova në Beograd

Dje u raportua se kompanitë e autobusëve nga Kosova, kanë transportuar serbët nga veriu i vendit për në Beograd, në tubimin e organizuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Kjo gjë ka shkaktuar reagim në Kosovë, ku disa i akuzuan kompanitë se për përfitime personale, “bëjnë pakt me armikun”.

E biznesmeni i njohur në Kosovë Burim Piraj, ka publikuar disa pamje, se si janë pritur shoferët e kompanive nga Kosova, me të arritur në Beograd, përcjell Bota sot.

“Ju lutem kush mundet ta përkthen me titra shqip këtë video!

Le ta kuptojnë të gjithë se si i shfrytëzojnë dhe pastaj i përulin shërbëtorët e tyre serbët!”, ka shkruar ai në videon e shpërndarë në Facebook.

“Kështu i poshëtrojnë shoferët e Kosovës në Serbi! Turp ju qoftë, për një turrë 500€ e hani jashtëqitjen e juaj!”, thuhet në mbishkrimin e shpërndarë nga Piraj./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat