Mehaj: Policia e Kosovës e përkushtuar për të garantuar siguri për të gjithë

Aktuale

Mehaj: Policia e Kosovës e përkushtuar për të garantuar siguri për të gjithë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:20
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Policia e Kosovës janë përkushtuar për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët në veri.

Poashtu, ai u shpreh se është thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ai shton se veprime të tilla nga grupe kriminale janë të papranueshme dhe minojnë përpjekjet për paqe.

“KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë të përkushtuar për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët! Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe mbështesim përpjekjet për një Kosovë paqësore!”, shkroi Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat