“Jo nuk ndahet Mitrovica”, janë brohoritjet e protestuesve në jug të Ibrit

Aktuale

“Jo nuk ndahet Mitrovica”, janë brohoritjet e protestuesve në jug të Ibrit

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:37
Pamje nga jugu i Mitrovicës

“Jo nuk ndahet Mitrovica pa u farue djem dhe çika. Jo si lëshojmë trojet tona tanë Kosova është e jona”, janë brohoritjet e protestuesve në jug të Ibrit.

Në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë në terren raporton për dhjetëra të tubuar.

Sipas saj, në mesin e tyre ka edhe qytetarë nga Shqipëria.

Disa prej tyre thanë se po protestojnë në “mbështetje të Policisë së Kosovës”.

Pjesëtarë të policisë shihen të pranishëm në vendngjarje.

Policia e Kosovës tha më herët se është vërtetuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.

Ndryshe, Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë bërë thirrje që të bojkotohet kjo protestë, e cila u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Sipas raportimeve, autoritetet e sigurisë po dyshojnë se kjo protestë është “organizuar nga persona të dyshuar jashtë Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat