Edhe nxënësit e shkollave fillore shihen në protestat në Zveçan

Aktuale

Edhe nxënësit e shkollave fillore shihen në protestat në Zveçan

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 12:36
Nxënës të shkollave fillore në Zveçan

Nxënës të shkollave fillore në Zveçan janë mbledhur të hënën para ndërtesës komunale, ku po protestojnë serbët lokalë.

Ata kanë paralajmëruar se do të performojnë aty, por nuk dihet çka.

Në mëngjesin e së hënës, para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta.

Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, shkruan REL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat